Shpirti
← Kthehu te Journal
Poezi & letërsiEDA ZARI · JOURNAL

Shpirti

1 MIN LEXIM

Hildegard von Bingen / Jahr 1170 Shpirti është si një zefir që fryn mbi erëza, si bryma, që stërpik nëpër luadhe, si frymëshiu, që përtërin. Po ashtu çurgon njeriu Mirëdashës për të tërë, që bartin lektisje. Një zefir është ai, që qyqarin ndihmon, një brymë, q

↓ Fillo leximin

Hildegard von Bingen / Jahr 1170 Shpirti është si një zefir që fryn mbi erëza, si bryma, që stërpik nëpër luadhe, si frymëshiu, që përtërin. Po ashtu çurgon njeriu Mirëdashës për të tërë, që bartin lektisje. Një zefir është ai, që qyqarin ndihmon, një brymë, që të braktisurit përdëllen. Ai është si frymëshiu që mëkëmb frymësosurit dhe me dashuri i mbushullon si të panginjurit. __________________ Die Seele Die Seele ist wie ein Wind, der über die Kräuter weht, wie der Tau, der über die Wiesen träufelt, wie die Regenluft, die wachsen macht. Desgleichen ströme der Mensch Wohlwollen aus auf alle, die da Sehnsucht tragen. Ein Wind sei er, der den Elenden hilft, ein Tau, der die Verlassenen tröstet. Er sei wie die Regenluft, die die Ermatteten aufrichtet und sie mit Liebe erfüllt wie Hungernde. Në Shqip: Eda Zari Foto: (c) by Eda Zari - The Church of the Holy Sepulchre / In Old City of Jerusalem Shënime: Hildegard von Bingen, lindi ne Bermersheim vor der Höhe - Gjermani (po ashtu vendi ku u pagëzua) 1098. U shua më Bingen am Rhein - 17.09.1179. Në Kishën Katolike Romake ajo adhurohet si shenjtore e lartë dhe mësuese kishtare. Shën Bingen njihet si poete Benediktinase, abate, kompozitore dhe studiuese e gjithanshme. (c) 2020. Eda Zari. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

MERITA E PËRKTHIMIT

Përkthimi në shqip nga gjermanishtja: Eda Zari.

Eda Zari
EDA ZARI

VAZHDO LEXIMIN →

Busti arkaik i Apollonit

Busti arkaik i Apollonit

Rainer Maria Rilke. Shqipëroi Eda Zari S´ja njojtëm kok´n e tij t´papërshkruar, ku kokordhokët ju patnë burrërruar. Por busti tij si një shandan ende praruar, ku shikimi i tij, sado gjymtuar, prap´rri përndritur. Përndryshe e tija dërrasë e gjirit s´bën vaki t

SPOTIFY

Spotify ↗