
Derteve më të forta
Derteve më të forta vetëm do i bësh ball, zhgënjimi, humbja, flijimi, vetmitarë janë. Edhe i vdekuri që i përgjigjet çdo thirrjeje dhe asnjë lutje s´na refuzon nuk na ndihmon veç sheh në mundemi. Duart e të gjallëve shtrihen e s´na arrijnë janë si lastarët e p
Derteve më të forta vetëm do i bësh ball, zhgënjimi, humbja, flijimi, vetmitarë janë. Edhe i vdekuri që i përgjigjet çdo thirrjeje dhe asnjë lutje s´na refuzon nuk na ndihmon veç sheh në mundemi. Duart e të gjallëve shtrihen e s´na arrijnë janë si lastarët e pemëve në dimër. Zogjtë heshtin të gjithë. Dëgjohet vetëm hapi vetes dhe hapi këmbës që ende s´ka shkelur por dot´ecë. Ecendalu e rrotullsillu nuk bën fajde. Duhet ecur. Si në katakombe mba një qiri në dorë, me zor mban frymën flaka. Mirëpo, në ka mbajtur gjatë, mrekullia nuk fiket se mrekullia ndodh gjith´hera, se pa mëshirë s´mund të jetohet: qiriri shndrin prej frymës së lirë të ditës, buzëqeshur e fik teksa diellin takon dhe poshtë kopshteve të lulëzuara qyteti rri shtirirë para teje dhe në shtëpinë tënde mbulesëbardhë rri tryeza. Dhe të gjallët e humbur dhe të vdekurit e pashojtur bukë të ndajnë dhe verën t´ofrojnë - dhe ti dëgjon rishtazi zërin e tyre brendazi zemrës sate. ("Sepse vuajtjeve të tua s´u fshihesh dot. Sepse mrekullitë dhe Zoti na bëhen krahë. Se s´jetohet pa përdëllim, mëshirë e dhembsuri" thotë Hilde Domin. Mëshirimi është shpesh më afër sesa mendojmë. Mëshira nuk është diku në jetën e përtejme, por këtu, pranë nesh, në formën e saj më njerëzore.) Poezi nga Hilde Domin. Nga gjermanishtja Eda Zari __________________________________________________________ (Photo by Eda Zari. 10.12. 2022 "Herz" Installation - Königsallee, Düsseldorf) Die schwersten Wege werden alleine gegangen, die Enttäuschung, der Verlust, das Opfer, sind einsam. Selbst der Tote der jedem Ruf antwortet und sich keiner Bitte versagt steht uns nicht bei und sieht zu ob wir es vermögen. Die Hände der Lebenden die sich ausstrecken ohne uns zu erreichen sind wie die Äste der Bäume im Winter. Alle Vögel schweigen. Man hört nur den eigenen Schritt und den Schritt den der Fuß noch nicht gegangen ist aber gehen wird. Stehenbleiben und sich Umdrehen hilft nicht. Es muß gegangen sein. Nimm eine Kerze in die Hand wie in den Katakomben, das kleine Licht atmet kaum. Und doch, wenn du lange gegangen bist, bleibt das Wunder nicht aus, weil das Wunder immer geschieht, und weil wir ohne Gnade nicht leben können: die Kerze wird hell vom freien Atem des Tags, du bläst sie lächelnd aus wenn du in die Sonne trittst und unter den blühenden Gärten die Stadt vor dir liegt und in deinem Haus dir der Tisch weiß gedeckt ist. Und die verlierbaren Lebenden und die unverlierbaren Toten dir das Brot brechen und den Wein reichen - und du ihre Stimme wieder hörst ganz nahe bei deinem Herzen.
VAZHDO LEXIMIN →



