
Një Marsiani
Nga Alfonsina Storni, shqipëroi nga gjermanishtja Eda Zari Vërtet ekziston ti në planetin e kuq? Vallë ke duar imtakë të prekësh si unë Një gojë të qesh, një zemër të vjershëroj Dhe një shpirt që qeveriset nga nerva të brishta? Mos ndofta në botën tënde qytete
Nga Alfonsina Storni, shqipëroi nga gjermanishtja Eda Zari Vërtet ekziston ti në planetin e kuq? Vallë ke duar imtakë të prekësh si unë Një gojë të qesh, një zemër të vjershëroj Dhe një shpirt që qeveriset nga nerva të brishta? Mos ndofta në botën tënde qytetet rriten Si përmendore të zishme? A mos i shkretoj shpata? Vallë u fol atje tashmë gjithçka? A përfaqëson ti me planetin tënd Një tjetër kupë boshe të Harmonisë së Madhe? Në qofsh si një tokësor, ç´më lypet se ti mund t´më kontaktosh a t´më vish për vizitë k´tu poshtë? Unë rrëmoj për qenie të reja në gjithësi. Trupa bukuran, zota të sekretit hyjnor prej një jete fitimtare. Në s´je i till Nëqoftë e tëra përsëritje, rri sus, ti Krijesë e përvajshme! ---------------------------- An einen Marsbewohner Gibt es dich wirklich auf dem roten Planeten? Hast du wie ich feine Hände zum Greifen Einen Mund zum Lachen, ein Herz zum Dichten Und eine Seele, verwaltet von zarten Nerven? Aber ragen vielleicht in deiner Welt die Städte Wie triste Grabmäler auf? Verwüstete sie das Schwert? Ist dort schon alles gesagt? Stellst du mit deinem Planeten Ein weiteres geleertes Glas zur Grossen Harmonie? Wenn du wie ein Erdenbewohner bist, was kümmert mich denn Dass du dich bei mir melden könntest und hier unten zu Besuch kämst? Ich suche neue Wesen draussen im Weltraum. Anmutige Körper, Besitzer des himmlischen Geheimnisses Vom geglückten Leben. Wenn du das aber nicht bist Wenn sich alles nur wiederholt, schweig, du traurige Kreatur! Nga Gjermanishtja Eda Zari / shkëputur nga vëllimi me poezi "Shpirti im s´ka gjini" Të gjitha të drejtat të rezervuara. Imazhi: Alfonsina Storni - Shpirti im s´ka gjini. 1916
VAZHDO LEXIMIN →




