Dielli lind sërisht me Hemingway Jazz Fest - Edicioni i 8´të.
top of page

Dielli lind sërisht me Hemingway Jazz Fest - Edicioni i 8´të.


Në korrikun e vitit 2014 vëllezërit e "Hemingway Fun Club Tirana" - Rudi, Blendi dhe Altini - me një "celulë" miq të ngushtë (njëra prej tyre dhe unë), zhvilluam idenë për realizimin e një ngjarje kulturore muzikale modeste me synimin e daljes jashtë katër mureve të sallave koncertante, duke ndërtuar - podiumin e vendgjarjes në qiell të hapur, në rrugicën e një lagjeje tiranase. Nevoja për të promovuar skenën e muzikës xhaz në Tiranë, ndihej gjithëhera në shqetësimet dhe bisedat e muzikantëve, për ta vendosur zhanrin e muzikës xhaz si një pjesë integrale të skenës kulturore jo vetëm në kryeqytetit por mbarë vendit.


Në 21 korrik 2014 u realizua edicioni i parë i Hemingway Jazz Fest në lagjen tiranase pranë rrugës Kont Urani. Një numër i madh i ndihmësve vullnetarë mbështetën organizimin dhe drejtimin e këtij edicioni, si dhe artistë e aktorë si Ema Andrea, Gent Rrushi. Emiljan Dhimo, Ermal Rodi, Brikel Guga band, Ilir Bajri trio etj, i dhanë publikut një magji artistike të panjohur deri me atë kohë. Rryma dërrmuese e spektatorëve nuk la asnjë dyshim se festivali do të vazhdojë të mbahet në vitet në vijim. Për ta bërë më të lehtë organizimin, u themelua Hemingway Jazz Fest, duke i falur kryeqytetit ksisoj një ritual të vlertë, i cili tashmë është rritur nga viti në vit.


Tashmë festivali ofron një shtysë të qëndrueshme për jetën kulturore në Tiranë dhe mbarë rajonit tonë. Hemingway Jazz Fest - kjo iniciativë e vogël ngritur me dashuri të madhe, është tani një nga ngjarjet më të mëdha të xhazit në vend - aty ku ngjiizen urat e komunikimit kulturor.

Muzikantë të njohur të xhazit kanë përformuar gjatë viteve në këtë fest. Gama e ngjarjeve të festivalit është e gjerë: mbrëmjet tematike janë tashë traditë: Nata e Blues´it, Nata e Kërcimit Latin, Balkan beat, African, Funk, World Music etj. Por forma të tjera të shprehjes artistike gjithashtu gjejnë një podium të gatitur, qoftë poezia, teatri, kulinaria e pijeve vendase, filma biografik të muzikës xhaz si dhe ekspozita.


Audienca e festivalit vazhdimisht shkon në rritje duke u frymëzuar me moto të reja për çdo vit.

Jazz Fest ofron një program që depërton në zonat e njohura të xhazit me qëllim që të frymëzojë një audiencë më të re ose në thelb jo vetëm të orientuar drejt xhazit. Xhazi është - bazuar në historinë e tij - një muzikë që përfshin kultura të ndryshme - dhe kështu stilet kombinohen duke ndryshuar vazhdimisht formën e artit. Kalimet në stile të tjera muzikore janë të rrjedhshme. Jazz është gjithmonë një shprehje e - joie de vivre, e pasionit, reflektimit dhe ndryshimit.


Sot kjo gjen ekuivalentin e saj, p.sh. në muzikën trip-hop të të rinjve, por edhe në një muzikë pothuajse medituese. Përveç kësaj, ka pasur dhe ka "klasike" të xhazit, të cilat japin koncerte të klasit të parë në një formë të përveçme në Heminway Jazz Fest. Kjo përzierje tërheq adhuruesit e xhazit dhe ata që ende nuk janë pjesë e këtij komuniteti, e që mund të bëhen një me Tiranën si dhe me rajonet fqinje.

Nga njëra anë Tirana fiton një audiencë të re kulturore për hir të Jazz Fest. Nga ana tjetër, ky program është gjithashtu një shprehje e situatës aktuale në skenën e xhazit: ku stilet e muzikës mund të dallohen më qartë nga njëri-tjetri, si dhe ndikimet nga fushat e soul, rock, funk, latin, klasik dhe pop.

Kualiteti në vend të kuantitetit!


Sipas këtij parimi, Hemingway Jazz Fest prezanton më pak grupe netëve individuale të koncerteve sepse më pak shpesh është më shumë!

Kjo rritje e cilësisë së të gjithë programit bën që publiku do të kujtojë gamën e dozuar mirë të koncerteve si një ngjarje unike muzikore.


Shijoni edicionin e 8´të të Hemingway Jazz Fest në Tiranë, dhe përqafoni tingullin e dashurisë që na ka munguar në mes tonë shkaktuar nga covid19. Save the date - 21.07.2021


Eda Zari


134 views
bottom of page