Mbi termin Emigrant (1937) - Bert Brecht
← Kthehu te Journal
Poezi & letërsiEDA ZARI · JOURNAL

Mbi termin Emigrant (1937) - Bert Brecht

2 MIN LEXIM

Eugen Berthold Friedrich Brecht, në mërgim! (Nga gjermanishtja: Eda Zari) Vazhdimisht më dukej i gabuar, emërtimi që na dhanë: Emigrant. Veç kjo quhet Jashtëvajtës. Por mës´fundmi ne nuk vamë jashtë, me vullnet të lirë s´përzgjodhëm një vend tjetër. Poaq as nu

↓ Fillo leximin

Eugen Berthold Friedrich Brecht, në mërgim! (Nga gjermanishtja: Eda Zari) Vazhdimisht më dukej i gabuar, emërtimi që na dhanë: Emigrant. Veç kjo quhet Jashtëvajtës. Por mës´fundmi ne nuk vamë jashtë, me vullnet të lirë s´përzgjodhëm një vend tjetër. Poaq as nuk brodhëm drejt një toke, për t´u dystuar atje, me gjasa për fare. Ne veçse ikëm. Ne jemi të zbuarit, të internuarit. Dhe s´pati vatër, një mërgatë duhet t´ish toka, atje ku na pranuan Ashtu rrinim të shqetësuar, sa më afër kufijve në pritje të ditës së kthimit, përçdo cic mic ndryshimesh vrojtës matanë kufirit, çdo t´porsaardhuri e pyesnim ngulmazi, pa harruar gjëkafsh dhe as lëshuar pe asgjëje dhe sakaq s´u penduam për hiçgjë ç´kish ndodhur, s´kërkuam falje. Ah, heshtja e gjynahut s´na mashtron! I mbajmë vesh klithmat Prej kampeve të tyre e der-më këtu. Po vet-ne, jemi gati si shpifja e keqbërjes, që shpëtuam matanë kufijve. Gjithëkush nga ne që vete me këpucë cop-copë mes kallaballëkut dëshmon për poshtërimin, që tani damkos tokën tonë. Por askush prej nesh do t´rri këtu. Fjal-e fundit s´është thënë akoma. ____________________________ Si të ishte tabllo nga realiteti i sotëm. Historia përsëritet! Tabllo nga emigrimi i gjermanëve drejt botës së re! "Abschied der Auswanderer"- Lamtumira e mërgimtarëve, nga Antonie Volkmar (1827-1903), Berlin, 1860. © DHM, Berlin. Über die Bezeichnung Emigranten Immer fand ich den Namen falsch, den man uns gab: Emigranten. Das heißt doch Auswandrer. Aber wir Wanderten doch nicht aus, nach freiem Entschluss Wählend ein andres Land. Wanderten wir doch auch nicht Ein in ein Land, dort zu bleiben, womöglich für immer Sondern wir flohen. Vertriebene sind wir, Verbannte. Und kein Heim, ein Exil soll das Land sein, das uns da aufnahm Unruhig sitzen wir so, möglichst nahe den Grenzen Wartend des Tags der Rückkehr, jede kleinste Veränderung Jenseits der Grenze beobachtend, jeden Ankömmling Eifrig befragend, nichts vergessend und nichts aufgebend Und auch verzeihend nichts, was geschah, nichts verzeihend. Ach, die Stille der Sunde täuscht uns nicht! Wir hören die Schreie Aus ihren Lagern bis hierher. Sind wir doch selber Fast wie Gerüchte von Untaten, die da entkamen Über die Grenzen. Jeder von uns Der mit zerrissenen Schuhn durch die Menge geht Zeugt von der Schande, die jetzt unser Land befleckt. Aber keiner von uns Wird hier bleiben. Das letzte Wort Ist noch nicht gesprochen. ________________________________________________ Foto material: Vizatim i Fred Dolbin i padatuar - Bertholt Brecht. © VG Bild-Kunst, Bonn. (c) 2020, Eda Zari. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

MERITA E PËRKTHIMIT

Përkthimi në shqip nga gjermanishtja: Eda Zari.

Eda Zari
EDA ZARI

VAZHDO LEXIMIN →

Hermann pijaneci ju rrëfye Shën Joan Pagëzorit.

Hermann pijaneci ju rrëfye Shën Joan Pagëzorit.

Nga Hermann Hesse. Në Shqip: Eda Zari Gjith´më është e mirëseardhur, Eja të bredhim tejmë! Veç rrjedha vijën e vet´ka mvarur Asgjë s´mund të ribëhet më. Kqyrmë, jam brenda një shtëpi pashtretër porta dhe dritësore çelurë, brenda dhe jashtë sorrollaten lugetër

SPOTIFY

Spotify ↗