Search
  • Eda Zari

Refuzim

Refuzim

(nga Hermann Hesse - Vëllimi poetik nr.1)


Si përgjigje kundrejt disa pyetjeve se pse nuk

vendosem krahanë komunistëve

Më mirë të rrihem prej një fashisti

sa t´bëhem vetë fashist!

Më mirë t´ma mëshoj një komunist

sa t´bëhem vetë komunist!

S´e kemi harruar luftën. E dimë,

sa xurxull t´bën daullja dhe lodra kur e trazon.

Jemi t´shurdhuar, nuk dot´shpërbythemi

po t´joshni popullin me drogën e regjur.

Zaten ne s´jemi më ushtarë as ndreqës të botës,

po se po s´na e ha mendja se "në qenien tonë

bota dosmosdo dot´shërohet".

Ne jemi të varfër, kemi vojtur përmbytjet,

Askush s´u beson më frazave t´lumura,

me t´cilat na fshikëlluat e na shputë në luftë -

Poaq tuajt, vllaznia´kuqe, janë magjistarë që udhëheqin në luftë dhe gaztym!

Madje komandatët tuaj janë gjeneralë,

Urdhërojnë, ulërasin dhe organizojnë,

veç ne, ne k´të e urrjemë,

Ne s´pimë më alkool toksik,

S´duam t´a firojmë më zemrën dhe arsyen,

as t´marshojmë nën flamuj të kuq a të bardhë.

Preferojmë t´a marrim veten më qafë të vetmuar si "ëndërrimtarët"

apo t´vdesim nën vllazërinë e duarve tuaja të përgjakura,

se sa t´shijojmë lumturinë pushtetare të ndonjë partie

apo në emër të njerëzimit t´qëllojmë vëllezërit tanë!

--------------------

Absage


Als Antwort auf einige Anfragen, warum ich mich

nicht auf die Seite der Kommunisten stelle


Lieber von einem Faschisten erschlagen werden

Als selber Faschist sein!

Lieber von einem Kommunisten erschlagen werden

Als selber Kommunist sein!


Wir haben den Krieg nicht vergessen. Wir wissen,

Wie das berauscht, wenn man Trommel und Pauke rührt.

Wir sind taub, wir werden nicht mitgerissen,

Wenn ihr das Volk mit dem alten Rauschgift verführt.

Wir sind weder Soldaten noch Weltverbesserer mehr,

Wir glauben nicht, dass "an unserem Wesen

Die Welt müsse genesen".

Wir sind arm, wir haben Schiffbruch gelitten,

Wir glauben alle an die hübschen Phrasen nicht mehr,

Mit denen man uns in den Krieg gepeitscht und geritten -

Auch die Euren, rote Brüder, sind Zauber und führen zu Krieg und Gas!


Auch Eure Führer sind Generäle,

Kommandieren, schreien und organisieren,

Wir aber, wir hassen das,

Wir trinken den Fusel nicht mehr,

Wir wollen Herz und Vernunft nicht verlieren,

Nicht unter roten noch weissen Fahnen marschieren.

Lieber wollen wir einsam als "Träumer" verderben

Oder unter Euren blutigen Brüderhänden sterben,

Als irgend ein Partei- und Machtglück geniessen

Und im Namen der Menschheit auf unsere Brüder schiessen!


Shqipëroi: Eda Zari

Të gjitha të drejtat e rezervuara.


0 views

© 2020 EDA ZARI