Search
  • Eda Zari

“Moral´ i Yjeve“ (1881) Friedrich Nietzsche nga Eda Zari

Updated: May 15


Parakandisur tek Yjevija,

ç´të lypet, Yll, terrësia?

Rrokullisu k´saj kohe Fatlumur tejendanë

Shkretia e saj t´qoftë e huaj tejmatanë!

Farfuria yte i përket t´epërmes botë:

Përdëllimën gjynah ti e çmofshë!

Veç një Porosi t´vlen: qelibar qofshë!

____________


“Sternen-Mora“ (Sternen-moral)

Friedrich Nietzsche (Entstanden 1881)

Vorausbestimmt zur Sternenbahn,

Was geht dich, Stern, das Dunkel an?

Roll' selig hin durch diese Zeit!

Ihr Elend sei dir fremd und weit!

Der fernsten Welt gehört dein Schein:

Mitleid soll Sünde für dich sein!

Nur ein Gebot gilt dir − sei rein!

______________________

Në Shqip: Eda Zari

Dedikur Imzot dhe vetes - n´përgjëratë e mirënjohje!


Shënime: Reshershuar dhe përkthyer nga Eda Zari. (Burimi i referuar nga Anm. d. Hrg - Web)

Poezia “Sternen-Mora" dhe "Ecce homo" kuptohet si një thirrje për vetëçlirim nga “Morali skllavëror", emërtuar kështu nga Nietzsche. Ai e nis me; Moralin e të përdhunuarve, të shtypurve, zemërplasurve, të burgosurve, të pasigurtët në vet-vete e tej të lodhur, gjendja e së cilëve mund të durohet vetëm përmes një morali të sistemuar; përmes keqardhjes dhe vetëmohimit. Nga ana tjetër tek “Herrenmoral“ (“Morali i burrave“), Nietzsche manifeston Leksionin mbi;

Besimin dhe krenarinë në vetvete, armiqësinë themelore dhe ironinë kundër vetëmohimit! Ky manifest çliron mendjen e njeriut! Kjo temë zhvillohet më gjërësisht tek “Përtej të mirës dhe të ligës“ tek pjesa kryesore nr.nëntë ose tek “Mbi Gjeneologjinë e Moralit“, Traktati i tretë, 24, nisur me thënien: “Nichts ist wahr“ (“Kurgjë s´është e qenë").


(c) Eda Zari. Düsseldorf, 15.05.2020. Të gjithë të drejtat e rezervuara.

92 views

© 2020 EDA ZARI