top of page
Search

Mbi termin Emigrant (1937) - Bert Brecht

Eugen Berthold Friedrich Brecht, në mërgim!

(Nga gjermanishtja: Eda Zari)


Vazhdimisht më dukej i gabuar, emërtimi që na dhanë:

Emigrant.

Veç kjo quhet Jashtëvajtës. Por mës´fundmi

ne nuk vamë jashtë, me vullnet të lirë

s´përzgjodhëm një vend tjetër. Poaq as nuk brodhëm

drejt një toke, për t´u dystuar atje, me gjasa për fare.

Ne veçse ikëm. Ne jemi të zbuarit, të internuarit.

Dhe s´pati vatër, një mërgatë duhet t´ish toka, atje ku na

pranuan

Ashtu rrinim të shqetësuar, sa më afër kufijve

në pritje të ditës së kthimit, përçdo cic mic ndryshimesh

vrojtës matanë kufirit, çdo t´porsaardhuri

e pyesnim ngulmazi, pa harruar gjëkafsh dhe as lëshuar pe asgjëje

dhe sakaq s´u penduam për hiçgjë ç´kish ndodhur, s´kërkuam falje.

Ah, heshtja e gjynahut s´na mashtron! I mbajmë vesh

klithmat


Prej kampeve të tyre e der-më këtu. Po vet-ne, jemi

gati si shpifja e keqbërjes, që shpëtuam

matanë kufijve. Gjithëkush nga ne

që vete me këpucë cop-copë mes kallaballëkut

dëshmon për poshtërimin, që tani damkos tokën tonë.

Por askush prej nesh

do t´rri këtu. Fjal-e fundit