top of page
Search

Këng´pirja e përvajtimit të tokës - Gustav Mahler. Nga Eda Zari

Këng´pirja e përvajtimit të Tokës


Nga cikli Kënga Epike - "Kënga e Tokës" e kompozitorit Gustav Mahler / Lirika nga Li Tai-Po

në gjermanisht nga Hans Bethge.

Tash tundet vera kupores së florinjtë.

Veç ende mos pini,

më parë do t'ju këndoj një Këngë!

Kënga e brengës duhet gasplote

T´ju kumbonjë në Shpirt.

Kur pikëllimi avitet,

Kopshtet e shpirtit shtrihen Gërmadhë,

Aty fishket dhe vdes Hareja, Kënga.

Terr është Jeta, është Vdekja.

Nikoqir i k´saj shtëpie!

Ahuri yt fsheh bollëkun e verës alltën!

Ja, k´të llautë e quaj timen!

Bjeri llautës dhe zbrasi qelqet,

Këto janë gjësendet që bashk´kumbojnë.

Një qelqe plot verë më vakt të duhur

Vlen më shumë sa gjithë mbretëritë e k´saj toke.

Terr është Jeta, është Vdekja.


Kup´e Qiellit kaltëron pareshtur

dhe Toka do rri gjatë e përbetuar

e do bleronj´ Prënverës.

Ama ti, Njeri, sa gjat´jeton ti de?

As njëqind vjet ke liratë veten ta dëfrenjsh </