Nëse them Çesk Zadeja, njëmend them Dhurata Lazo  -
← Kthehu te Journal
Intervista & kritikëEDA ZARI · JOURNAL

Nëse them Çesk Zadeja, njëmend them Dhurata Lazo -

2 MIN LEXIM

Frymëzimi nga muzika tradicionale apo tonalitetet arkaike nuk e çuan kurrë në një folklorizëm të thjeshtë veprën e kompozitorit Prof. Çesk Zadeja. Në kompozimet e tij (si dhe në rastin e Koncertit për Piano e Orkester në - E♭major; kompozim i vitit 1968) si sh

↓ Fillo leximin

Frymëzimi nga muzika tradicionale apo tonalitetet arkaike nuk e çuan kurrë në një folklorizëm të thjeshtë veprën e kompozitorit Prof. Çesk Zadeja. Në kompozimet e tij (si dhe në rastin e Koncertit për Piano e Orkester në - E♭major; kompozim i vitit 1968) si shumë kompozitorë të tjerë kësaj periudhe, ndjehet se Zadeja po kërkonte një gjuhë tonale që supozohej të shënonte një fillim të ri krahasuar me muzikën e romantizmit, por nuk dëshironte të mohonte traditat. Sidoqoftë, Zadeja nuk mendoi shumë për muzikën me 12 ton. Përveç pentatonikës dhe diatonikut, ai gjithashtu përdori bitonalitetin dhe vuri theks të madh në diversitetin ritmik (që herë herë më ngjet me Stravinsky´n). Orkestrat e kohës së tij fillimisht kishin vështirësi të mëdha me ritme joklasike, doemos duke vendosur përsipër edhe kompozimin pianistik, përsëri të huazuar nga muzika tradicionale. Nëse them Çesk Zadeja, njëmend them Dhurata Lazo! Ka vepra e krijimtari të cilat dëshiron t´i dëgjosh ceremonialisht nga një interpret. Maestra Lazo është për mua bota eterike e partiturës së Prof. Çeskut, ashtu si Alfred Brendel është për mua lëngësia muzikale e Brahms, Mussorgsky, Busoni apo Haydn. Ndaj zgjodhja këtë regjistrim të artistes, një bashkëpunim i saj me orkestrën e RTSH´s (RTSH feston sot 60 vjetorin e krijimit), nën drejtimin e dirgjentit Ermir Krantja. Në regjistrimin e këtij koncerti shihet fruti muzikal i kompozitorit të cilit do i ish përkëdhelur sedra nga ky riinterpretim i Lazos. Dhurata Lazo me botën e tingullit dhe shprehisë së saj pianistike, i fal kësaj vepre horizonte të reja timbrike, duke e katapultuar pianon nga një instrument tradicional melodik, në një instrument ritmi me timbra dhe përzierje të reja. Në të njëjtën kohë, performanca e saj është e esëllt dhe elegante, pa qederosur ngjizjen kolektive-solistike, por dhe në mënyrë që ti rri dobishëm kompozimit. Kësisoj ajo e nis kuptueshëm emocionalisht veprën tek audienca! Duket sikur Lazo baret me gishtat e saj mbi moton: "Gjithçka duhet të bëhet sa më e thjeshtë, por jo më e lehtë" (Einstein). Danke Dhurata Lazo

EDA ZARI

VAZHDO LEXIMIN →

Revealing the personal and unique world of singer Eda Zari. Deutsche Welle / von Suzanne Cords.

Revealing the personal and unique world of singer Eda Zari. Deutsche Welle / von Suzanne Cords.

Balkan rhythms, a lot of jazz and unusual Albanian sounds meet on the music of Eda Zari Eda Zari was born in Tirana, Albania. The Albanian singer grew up learning a vocal style that has a thousand-year tradition. In 2005, UNESCO declared that style known as is

SPOTIFY

Spotify ↗