
Nga Eda Zari:"Dita Ndërkombëtare e xhazit në shtëpi!"
Mos pranoni #covid19 të bëhet refreni i ditës suaj! E paçim përjetësisht festën e 30 prillit: Dita Ndërkombëtare e Xhazit! Disa mendime personale mbi temën e xhazit me rastin e "Ditës Ndëkombëtare të xhaz-it", në ku-shte të #covid19! Në këtë rast, me vetëdije
Mos pranoni #covid19 të bëhet refreni i ditës suaj! E paçim përjetësisht festën e 30 prillit: Dita Ndërkombëtare e Xhazit! Disa mendime personale mbi temën e xhazit me rastin e "Ditës Ndëkombëtare të xhaz-it", në ku-shte të #covid19! Në këtë rast, me vetëdije heq dorë për të përvijuar historinë e zhvillimit të xhazit. Kjo është arri-tur tashmë mjaft mirë në libra e studime të shumta dhe në fund ajo që vlon gjithmonë është fja-lia puante; xhazi buron nga bluzi si dhe varietetet e shumta muzikale-kulturore të sjella përmes pjesëmarrjes së përbashkët të muzikantëve pa dallim feje, ngjyre, apo race. Pavarësisht zhvillimit të vazhdueshëm muzika xhaz ka një formë gazi e vaji e cila është gjithnjë e lidhur me gjuhën e shpirtrrënjën e njeriut. Sidoqoftë, muzikantët e xhazit kanë arritur përsëritshëm të shtri-jnë muzikën e tyre në situata të panjohura, shumë të ndërlikuara duke shkallmuar kufijtë ekzi-stues. Sepse kufijtë ndodhen mes ballit dhe luftës që çdo kujt nga ne, i bëhet në kraharor! Ndaj është edhe më mahnitës fakti se xhazi sot ka një imazh mjaft intelektual por njëkohësisht aty ndodh martesa ideale midis trurit dhe shpirtit - arsyes dhe ndjenjës. Sepse, përkundër gjithë përsosmërisë muzikore dhe kompozicionale, xhazi është për mendimin tim, një muzikë jashtë-zakonisht e fuqishme e improvizuar e cila të shoqëron të ecësh mbi tehun e hollë të vuajtjes duke kërcyer. Kjo mund të shihet edhe në mënyrë analitike, por në fund të fundit, muzika xhaz shijohet duke kultivuar përvojën e përjetimit - live. Sot në kohën e “refrenit“ korona, izolimi ka sjellur rregulla e kushte të caktuara me të cilat duhet të jetojmë brenda katërmureve tona! Por muzika xhaz është “live business“ po aq sa dhe muzika rock apo ajo klasike. Është komunikimi i drejtpërdrejtë me publikun! 30 prilli 2020 ku skenat, po-djumet, teatrot, klubet, dhe gjithë hapsirat koncertante janë dritëfikur dhe me postobllok para portës. Por xhazistët dinë si ta kollandrisin situatën me mendësine: “Nëse mali nuk vete te profe-ti, vete profeti te mali“! "Gjithmonë më pëlqen të zbuloj rregulla të reja …“, thote Herbie Hancock. Dhe tek bën nje pauz retorike ai shton; “…që më pas t'i thyej ato“! Dhe po, Dita Ndërkombëtare e Xhazit vjen nga skenat e pazakonta; Oda, shtëpia, kuzhina, holle ndënje, verandat, ballkonet; janë podiumet digitale që na unifikojnë barazisht të gjithëve! “Xhazi nuk njeh kufij, është një gjuhë universale e barazisë dhe paqes," thotë Hancock në një mesazh video për Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Kriza globale e koronës ka kufizuar bashkësinë tonë sociale por festimet e Ditës Ndërkombëtare të xhazit, nuk do të anulohen“. Shumë muzikantë kanë vendosur në këtë ditë praktikisht të përqafohen muzikalishtë me muzikantë e kolegë në mbarë botën, duke komunikuar me publikun në të gjitha kontinentet. Një moto inkurajuese është dhe ajo e kompozitorit tim të preferuar Quincy Jones: "Xhazi është tej fuqidhënës për t'i bërë njerëzit të harrojnë dallimet e tyre dhe të bashkohen. Xhazi është Mishë-rimi i atij soji arti që mund të tjetërsoj rrethanat jashtëzakonisht negative e kufizuese në liri, mi-qësi, shpresë dhe dinjitet“. Dhe kur shoh udhën e zhvillimit të muzikës xhaz, nga ana ime, ëndë-rroj të kisha përjetuar “live“ të mëdhenjtë si John Coltrane, Ella, Billie, Bill Evans, Chat, Davis, Monk, Jobim etj. Fatkeqësisht nuk është më e mundur, kështu që më duhet lakmueshëm të luaj regjistrimet e tyre legjendare dhe në fund të rendis 10 albumet e mia më të mira të xhazit për Ditën Ndërkombëtare të xhazit: LP; John Coltrane: A Love Supreme (1965) Bill Evans: Portrait in Jazz (1960) Chet Backer: She Was Too Good to Me (1974) Ella: Ella Fitzgerald Sings the Cole Porter (1956) Billie Holiday: Body & Soul (1957) Stan Getz: Featuring Antonio Carlos Jobim / Gilberto (1964) Miles Davis: Ascenseur pour l’échafaud (1957) John Caltrain: Blue Train (1957) Henry Mancini: The Pink Panther (1964) Miles David: Kind of Blue (1959 _______________________________________________ Për ata që nuk duan t´ja dinë për Ditën Ndëkombëtare të xhazit, sugjeroj të festojnë festat në vijim duke filluar nga maji 2020: -Dita Ndërkombëtare e Rrushit të Ri -Dita e Nderit për parukierët -Dita e ndershmërisë si dhe plot alternativa festive kalendarike që festohen përgjatë pandemise së covid19. Si do të vijë puna, ruani shëndetin! Stay safe. © Eda Zari / Düsseldorf, 30 Prill 2020 / Publikuar tek; 27.al
VAZHDO LEXIMIN →




