Search

Qilimxhinjtë e Kujan-Bulak nderojnë Leninin

Bertolt Brecht. Në Shqip, Eda Zari

Bollshëm e shpesh u lëvdua

Shoku Lenin. Ka buste dhe statuja.

Qytetet mbajnë emrin e tij, fëmijët po ashtu.

Fjalimet mbahen në shumë gjuhë lloj-lloji

Ka mitingje dhe manifestime

Nga Shangai der´ Çikago, nderojnë Leninin.


Por k´silloj e nderuan qilimxhinjtë e Kujan-Bulakut

Vend i vogël në Turkestanin jugor:

Atje mbrëmjeve rrijnë njëzet qilimenndës

Ethezënë nga tezgjahu i mjerë.

Ethja sillet rrotull: Stacioni i trenit

Është mbushur nga zukatja e resë mushkonjamajmur

Që ngrihet nga moçali pas varrezave të vjetra të deveve.


Por hekurudha që

Sjell çdo dy javë ujë e tym, sjell

Një ditëzaj poaq tellallin

Se dita e nderimit të shokut Lenin po afron,

Dhe vendosën njerëzit e Kujan-Bulak

Njerëz skamur, qilimendës

Që shokut Lenin - në bashksinë e tyre bile,

T´i vendosin bustin prej allçiu.


Por kur nisi mbledhja e parave për bustin

Të gjithë rrijnë drithëruar nga ethet dhe numërojnë

Kopekët e tyre fituar sfilitur - duardridhur.


Dhe ushtari i Ushtrisë së Kuqe Stepa Gamalew, ai

Syhapuri llogaritar dhe vëzhguesi i përpiktë

Sheh gatishmërinë për nderimin e Leninit dhe gëzon

Veç se ai sheh dhe duar në mëdyshje.


Papritmas ai propozon

Me paratë e bustit të blinin vajgur

Për t´a derdhur mbi moçalin pas varrezave të vjetra të deveve

Andej nga vijnë mushkonjat, të cilat

ngjallin ethet.


Me demek, të sulmohej Ethja në Kujan-Bulak, bash

edhe për nder të të ndjerëve, veç

për t´mos harruar poaq

Shokun Lenin.


Kështu vendosën. Më ditën e nderimit ata mbajtën

Kovat e tyre fërtele, plot vajgur të zi

Njëri pas tjetrit

Me to vaditën moçalin.


Kështu e përdornë njëri-tjetrin duke nderuar Leninin dhe

E nderuan Leninin, duke u vetëshfrytëzuar, se

E kuptuan Leninin, prandaj.


Muarm´ vesh, se si njerëzit nga Kujan-Bulak

Nderuan Leninin. Si në atë mbrëmje

Kur blenë vajgurin dhe ujitën moçalin.


Në mbledhje u ngrit një burrë dhe kërkoi

Në stacionin e trenit të vendosej një pllakë

Mbi raportimin e ndodhisë, përfshi aty

Edhe planin e saktësuar, ndryshimin dhe shkëmbimin,

E bustit të Leninit me fuçinë vajgurore - ethembytëse.


Dhe e tëra kjo për nder të Leninit.


Dhe ata e bënë këtë që ç´ke me të

E vendosën tabelën.

_____________________________


Bertolt Brecht

Die Teppichweber von Kujan-Bulak ehren Lenin


Oftmals wurde geehrt und ausgiebig

Der Genosse Lenin. Büsten gibt es und Standbilder.

Städte werden nach ihm benannt und Kinder.

Reden werden gehalten in vielerlei Sprachen

Versammlungen gibt es und Demonstrationen

Von Shanghai bis Chicago, Lenin zu Ehren.

So aber ehrten ihn die Teppichweber von Kujan-Bulak

Kleiner Ort im südlichen Turkestan:


Zwanzig Teppichweber stehn dort abends

Fiebergeschüttelt auf von dem ärmlichen Webstuhl.

Fieber geht um: die Bahnstation

Ist erfüllt von dem Summen der Stechmücken dicker Wolke

Die sich erhebt aus dem Sumpf hinter dem alten Kamelfriedhof.


Aber die Eisenbahn, die

Alle zwei Wochen Wasser und Rauch bringt, bringt

Eines Tages die Nachricht auch

Daß der Tag der Ehrung des Genossen Lenin bevorsteht,

Und es beschließen die Leute von Kujan-Bulak

Arme Leute, Teppichweber

Daß dem Genossen Lenin auch in ihrer Ortschaft

Aufgestellt werde die gipserne Büste.


Als nun aber das Geld gesammelt wird für die Büste

Stehen sie alle geschüttelt vom Fieber und zahlen

Ihre mühsam erworbenen Kopeken mit fliegenden Händen.

Und der Rotarmist Stepa Gamalew, der

Sorgsam Zählende und genau Schauende

Sieht die Bereitschaft, Lenin zu ehren, und freut sich

Aber er sieht auch die unsicheren Hände.

Und er macht plötzlich den Vorschlag

Mit dem Geld für die Büste Petroleum zu kaufen und

Es auf den Sumpf zu gießen hinter dem alten Kamelfriedhof

Von dem her die Stechmücken kommen, welche

Das Fieber erzeugen.

So also das Fieber zu bekämpfen in Kujan-Bulak, und zwar

Zu Ehren des gestorbenen, aber

Nicht zu vergessenden

Genossen Lenin.


Sie beschlossen es. An dem Tage der Ehrung trugen sie

Ihre zerbeulten Eimer, gefüllt mit dem schwarzen Petroleum

Einer hinter dem anderen hinaus

Und begossen den Sumpf damit.


So nützten sie sich, indem sie Lenin ehrten und

Ehrten ihn, indem sie sich nützten, und hatten ihn

Also verstanden.


Wir haben gehört, wie die Leute von Kujan-Bulak

Lenin ehrten. Als nun am Abend

Das Petroleum gekauft und ausgegossen über dem Sumpf war

Stand ein Mann auf in der Versammlung, und der verlangte

Daß eine Tafel angebracht würde an der Bahnstation

Mit dem Bericht dieses Vorgangs, enthaltend

Auch genau den geänderten Plan und den Eintausch der

Leninbüste gegen die fiebervernichtende Tonne Petroleum.

Und dies alles zu Ehren Lenins.


Und sie machten auch das noch

Und setzten die Tafel.



Nga Eda Zari. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

9.08.2021

Photo by dpa.