Derteve më të forta
Derteve më të forta
vetëm do i bësh ball,
zhgënjimi, humbja,
flijimi,
vetmitarë janë.
Edhe i vdekuri që i përgjigjet çdo thirrjeje
dhe asnjë lutje s´na refuzon
nuk na ndihmon
veç sheh
në mundemi.
Duart e të gjallëve shtrihen
e s´na arrijnë
janë si lastarët e pemëve në dimër.
Zogjtë heshtin të gjithë.
Dëgjohet vetëm hapi vetes
dhe hapi këmbës
që ende s´ka shkelur por dot´ecë.
Ecendalu e rrotullsillu
nuk bën fajde. Duhet
ecur.
Si në katakombe
mba një qiri në dorë,
me zor mban frymën flaka.
Mirëpo, në ka mbajtur gjatë,
mrekullia nuk fiket
se mrekullia ndodh gjith´hera,
se pa mëshirë
s´mund të jetohet:
qiriri shndrin prej frymës së lirë të ditës,
buzëqeshur e fik
teksa diellin takon
dhe poshtë kopshteve të lulëzuara