Busti arkaik i Apollonit
top of page

Busti arkaik i Apollonit

Rainer Maria Rilke. Shqipëroi Eda Zari


S´ja njojtëm kok´n e tij t´papërshkruar,

ku kokordhokët ju patnë burrërruar. Por

busti tij si një shandan ende praruar,

ku shikimi i tij, sado gjymtuar,


prap´rri përndritur. Përndryshe e tija dërrasë e gjirit

s´bën vaki tët´verbojë, as në përdredhjen paqtore

kurrfar´buzëqeshje s´bie mbi ijet e tij lakore

që mbartin mesthelën e krijimit.

Nët´kundërt ky gur dot´rrinte minuk dhe shëmtak

një xhungë shkëmbi habitare

që s´vetëtin si lëkur´grabitqare:


dhe prej gjith´kindave të tij s´do shpërthente

porsi një yll: pasi s´ka qoshe që ty t´mos vërente.

Lypet të ndryshosh jetën tënde.


________________________________

Archaïscher Torso Apollos


Wir kannten nicht sein unerhörtes Haupt,

darin die Augenäpfel reiften. Aber

sein Torso glüht noch wie ein Kandelaber,

in dem sein Schauen, nur zurückgeschraubt,


sich hält und glänzt. Sonst könnte nicht der Bug

der Brust dich blenden, und im leisen Drehen

der Lenden könnte nicht ein Lächeln gehen

zu jener Mitte, die die Zeugung trug.


Sonst stünde dieser Stein entstellt und kurz

unter der Schultern durchsichtigem Sturz

und flimmerte nicht so wie Raubtierfelle;


und bräche nicht aus allen seinen Rändern

aus wie ein Stern: denn da ist keine Stelle,

die dich nicht sieht. Du mußt dein Leben ändern.


Aus: Der neuen Gedichte anderer Teil (1908)


Rilke shkroi poezinë "Archaïscher Torso Apollos" (shkëputur nga libri i poezive "Poezi të reja"-  Vëllimi II) në vitin 1908.

Kjo vepër është një nga sonetat më lavdiplote të Rilkes brenda së cilës ndjehet vendosja e raporteve mes mendimeve, pamjeve dhe sendeve, si dhe gjetja e harmonisë së pazakontë. Ai i përshkruan "sendet" si fjalë magjike që nis fill udhën e re në shekullin e XIX. Prirem të besoj se kjo poezi domosdo që shihet si një borxh i Rilkes ndaj Auguste Rodin.


"Lypet të ndryshosh jetën tënde"- me patjetër që kjo thirrje nënkupton ndjeshmërinë e madhe të Rilkes ndaj Rodin: i themi dikujt të ndryshojë jetën vetëm nëse e duam dhe kujdesemi për të. Rilke dhe Rodini, dihet se janë kujdesur për njëri-tjetrin paçka se k´të e bënin në mënyrën e tyre të çuditshme individule. Ndaj, marrëdhënia e jashtëzakonshme artistike midis Rodinit dhe Rilkes qëndron në një marrëdhënie ambivalente midis dy krijuesish të rrallë.


Kjo miqësi nisi nga një afrimitet i pakraha-sueshëm emocional, çoi më tutje në një bashkëpunim të ngushtë dhe përfundoi teksa ata u bënë të huaj për njëri-tjetrin. Rezultatet artistike të këtij bashkëpunimi qëndrojnë larg nivelit personal (nëse hedhim dritë në arritjet e përbashkëta brenda harkut kohor të begatisë profe-sionale), dhe pasqyrojnë këndvështrime mbresëlënëse rreth punës dhe jetshpirtit të këtyre dy heronjve të artit të shekullit të 20-të. Rilke punoi si sekretar privat i Rodinit në 1905/06. Auguste Rodin ishte artisti i parë që krijoi qëllimshëm torzën si një vepër arti fragmentar; gjakftohtë, maturushëm, plot simbolika që përcjellin tek shikuesi forma reale. Ndaj Rilke, këtë synim të Rodinit e bën të dukshëm - ai është i interesuar fragmentet inegzistente, të padukshmet, t´i kopsisë në një pazell të ndjeshëm imagjinar!


Materiali fotografik:

-"Marsyas - Torso of The Falling Man ca" (Auguste Rodin).

- Rainer Maria Rilke në momente pune.

- Rodin në atelie, Paris.



© 2020, Eda Zari. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

71 views

Recent Posts

See All
bottom of page